Maqedoni

Shkatërrohet grupi kriminal që operonte edhe në Maqedoni

09.02.2016 20:31

Forcat e policisë shqiptare në Peshkopi përmes operacionit të koduar "Hijet e natës" kanë ndaluar një anëtar të grupit të organizuar kriminal, aktiv në fushën e grabitjeve...

Policia arrestoi 20 vjeçarin, Bledar Roci, nga Dibra i dyshuar për disa vjedhje dhe grabitje, por 3 shokët e tij arritën t’i shpëtojnë aksionit të policisë.
 
Sipas burimeve policore, grupi kriminal kryente vjedhje me armë në Dibër, Bulqizë, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.
 
Pavarësisht se 3 anëtarët e tjerë të bandës arritën të largohen, policia tha se "aksioni u finalizua me sukses"./mia