Maqedoni

Mot me vranësira dhe të reshura pasdite

10.02.2016 09:01

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut, veçanërisht pasdite...

Reshjet më të mëdha do të jenë në pjesët perëndimore, ku në malet nga fundi i ditës do të kalojnë në borë. Në disa vende do të jetë mot i vranët jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Në pjesët perëndimore pritet të reshin edhe mbi 20 l/m2. Nesër do të fryjë erë nga drejtimi jugor, e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 80km/h.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 16 gradë celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme  me periudha të diellit dhe me kushte për shi të dobët të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë mesatare e kohëpaskohshme e fuqishme jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
 
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal dhe me erë mesatare jugore./Mia