Maqedoni

Ahmeti nga Kërçova me porosi: Të respektohet marrveshja mes partive

10.02.2016 09:16

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga qyteti i Kërçovës sërish ka porositur aktorët politik të vendit që të respektojnë në tërësi marrëveshjen e arritur midis tyre në Përzhinë...

Duke u ndalur në zgjedhjet e parakohshme të caktuara më 24 prill, ai tha se zgjedhjet duhet të ndodhin për ta nxjerrë vendin nga kriza politike ndërsa sipas tij për një datë të re duhet ndryshuar marrëveshja.
 
“Marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut si aneks po e ksaj marrveshje duhet zbatuar. Për të ndryshuar kjo marrveshje duhet marrëveshje e re dhe ne nuk mund të jemi indiferent dhe unë nga ky takim me pjesën më të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme të BDI-së, antarsinë që e ka votuar dhe besuar për 15 vite me radhë u drejtohem të gjitha forcave politike në vend që në qoftë se kërkojnë ndryshim të kësaj marrëveshje po por me një marrveshje të re me një agjendë të re”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
Ahmeti ka folur edhe për punën e prokurores speciale.
 
“Ngel pun serioze edhe prokuroria speciale. Sigurisht hap pas hapi duhet ta ndjek çdo dokument të përgjuar,çdo dokument të vëzhguar por jo të lejojnë që dokumentet e përgjuara të gjinden dhe të shpërndahen në Bit Pazar dhe nëpër fabrika ilegale  nëpër Shkup, të merren ato dokumente dhe të keqpërdoren nga banditë nga njerëz të papërgjegjshëm sepse nga njerëz të papërgjegjshëm janë dorzuar ato përgjime. Un kam qenë njeriu i parë që kam pranuar vërrtetësinë e zërit tim  në ato përgjime dhe kam thënë çka do ka për BDI-në le ti nxjerrin në tavolinë”, shtoi Ahmeti.
 
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para kërçovarëve numëroi edhe të arriturat e BDI-së duke u ndalur në themelimin e UT-së, formimin e Komunës së Kërçovës me shumicë shqiptare si dhe hapjen e universitetit të ri në gjuhën shqipe në Shkup.
 
“Jam krenar me hapjen e universiteti të ri me mësim në gjuhën shqipe në Shkup. Ëndrra nuk realizohet duke bërtitur nëpër mitingje, por duke punuar”, tha lideri i BDI-së Ahmeti në Kërçovë.
 
NAIM RAMADANI