Maqedoni
Kriza e refugjatëve –Popovski: RM nuk mund të jetë vendparkim emigrantësh
10.02.2016 13:43
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka qenë I prerë sot në deklarimet rreth krizës së refugjatëve...

Maqedonia do të sigurojë kushte për çdo azilkërkues sipas obligimeve ndërkombëtare, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojë të të shndërohet në kamp refugjatësh.
Pas takimit me homologun e tij çek, Lubomir Zaoralek, Popovski tha se emigrantët Maqedonisë I vijnë nga një vend anëtar I BE-së, nuk kanë zbritur me parashutë.
E për këtë për Popovskin është shumë e rëndësishme që seicili vend të respektojë obligimet e tij.
“Të dyja vendet jemi të vetëdijshëm për dramacitetin që ka kjo krizë në BEdhe të gjitha vendet që gjenden në rrugën tranzitore të refugjatëve përmes Ballkanit. Për ne është e rëndësihme respektimi I asaj që jemi dakodruar në nivel të unionit, edhe mnë pjesën e ndihmës që duhet ti jepet Turqisë për të siguruar kufijtë e saj, edhe në pjesën e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së më saktë të GReqisë nga hyjnë këta emigrantë. Interes I Maqedonisë ëhtsë bashkëpunimi me Greqinë të mos ketë vendime të njëanshme. Greqia ëhtsë fqinji ynë, duam bashkëpunim, por nuk do të lejojmë zgjehdje të lehta në dëmin tonë. Nëse Greqia kthehet në venparkim emigrantësh, ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që edhe Maqedonia të kthehet në vendparkim emigrantësh. Sepse kemi interesa ekonomike, investuese e turistike të përbashkëta dhe nuk do lejojmë që vendimet e njëanshme reth krizës së refugjatëve, të reflektohet në këto mardhënie”, deklaroi Popovski
GAZMEND KURTISHI
