Maqedoni

Opozita Shqiptare në “Argument”: Të demokratizohet procesi zgjedhor

10.02.2016 13:53

Partitë opozitare shqiptare edhe pse të gatshme për pjesëmarje në zgjedhjet e 24 prillit, kërkojnë që paraprakisht jo vetëm të pastrohen listat zgjedhore por të demokratizohet i tërë procesi zgjedhor...

Në emsionin Argument, përfaqësues të katër partive opozitare ishin të mendimit se nuk duhet lejuar të keqpërdoren 250 mijë vota në favor të partive aktuale në pushtet. Përfaqësuesi i RDK-së Zenun Ismaili tha se pa zgjidhjen e problemeve nuk duhet të ketë zgjedhje pasiqë kriza vetëm se do të përshkallëzohej.
 
“Pastrimi i listës zgjedhore dhe ligji për mediat edhe pse të rëndësishme nuk janë të vetmet që do të kishin mundësuar zgjedhje fer dhe demokratike. Duhet detyrimisht fuqizim i institucioneve në vend që do të garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, sundimi I ligjit dhe prokuroria speciale duhet padyshim të funksionojë në mënyrë të lirshme, pa presione të jashtme”, tha Zenun Ismaili, përfaqësues i RDK-së.
 
Përfaqësuesi i LR – PDSH-së Arben Taravari i mendimit se opozita e bashkuar shqiptare në zgjedhje mund ti japë fund kësaj qeverisje. Por sipas Taravrit nuk janë fiksuar bashkëpunimet me faj të Lëvizjes Besa. Ndërkaq nga lëvizja  Besa thonë se janë të hapur për bashkëpunim.
 
“Kemi problem me “Besën” gjithcka prolongohet e keni parasysh ofrohen zgjedhjet ne në ndërkohë e përgatisim platformën. Opozita e vërtetë tash për tash flas sipas gjitha sondazheve është aleanca për shqipatërt dhe ne e presim momentin kur dhe si “Besa” të bashkangjitet dhe sikurse kalon koha aq edhe zvogëlohet probabiliteti për bashkëpunim”, tha Arben Taravari, përfaqësues i LR PDSH-së.
 
“Ne si Lëvizje Besa jemi të interesuar që të ulemi të meremi vesh për platformën politike, për qëllimin se ku duhet të arrihet dhe në fund të bisedohet, atëherë në momentin pasiqë të shpallen zgjedhje të bisedohet edhe për listat. Qëllim në vetvete nuk duhet të jenë se kush duhet të jetë ktu në listë ose atje në listë”, tha Shaban Zendeli, përfaqësues i lëvizjes “BESA”
 
Zulfi Adili nga Uniteti i mendimit se është moment I fundit për vetëdijësim që të ndryshohet kjo gjeneratë politikanësh.
 
“Jemi mësuar se cka do të thotë ambasadori I Amerikës dhe cka do të thotë përfaqësuesi i BE-së, jo ata gjithmonë sugjerojnë, ata gjithmonë janë të interesuar që qytetarët në këtë vend të kenë një jetë më të mirë dhe është normale të ndryshojmë këtë gjendje, mirpo ajo punë varet nga vetë ne, ajo punë varet nga vetë qytetari. Ndoshta jemi në një situatë shumë interesante dhe është moment kritik që duhet të ndryshohet sepse do të duhet në  fund të fundit të ndryshohet edhe gjenerata e politikanëve në Maqedoni”, tha Zulfi Adili, përfaqësues i Uniteti.
 
Partitë opozitare shqiptare akuzojnë partitë shqiptare nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhniës si të dështuara pasiqë nuk insistuan për listat e hapura dhe formimin e një apo tre njësive zgjedhore.
 
MERAL ISMAILI