Maqedoni
BDI në Kërçovë Besimi: Realizojmë premtimet
10.02.2016 14:29
BDI në Kërcovë prezentoi mbrëmë projektet e realizuara në të kaluarën në këtë komunë si dhe shpalosi edhe vizionet për zgjedhjet e ardhshme parlamantare...

Funksionarë të pushtetit qëndror prezentuan projektet e realizuara që nuk janë të pakta.
“Në Kërçovë dhe rrethinë janë realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore, siç është autostrada Kërçovë-Ohër-Strugë, , asfaltimet e disa rrugëve lokale dhe regjionale. kolektori pastrues për kanalizimin e Kërçovës, intervenime në rrjetet e furnizimit me ujë të pijshëm, magjistralja në drejtim të Gostivarit dhe projekti i linjës hekurudhore Kërçovë-Lin për të cilat janë ndarë edhe mjete financiare” tha FATMIR BESIMI - BDI
BDI ka vizion edhe për të ardhmen dhe ka një politikë kombëtare tha në mes tjerash deputetja e zonës, Vjollca Mehmeti-Nuredini e cila përmendi para të pranishmëve faktin që tashmë qytetarët tanë, përveç në Shqipëri, do të mund të udhëtojnë pa pasaporta edhe në Kosovë.
Të pranishmëve ju drejtuan edhe funksionarë të tjerë të lartë të BDIsë si dhe shefi i shtabit qëndror të BDI-së për zgjedhjet e ardhëshme, Bekim Neziri.
SHABAN DALIPI
