Maqedoni
Emmisionet industriale: 900 mijë euro nga BE ndihmesë për administratën dhe legjislaturën
10.02.2016 14:42
Direktiva e re për emisione industriale, paraqet instrumentin kryesor për preventimin e emisioneve...

Direktiva e re për emisione industriale, paraqet instrumentin kryesor për preventimin e emisioneve nga aktivitetet e mëdha industriale dhe zbaton qasje të integruar, që ka për qëllim parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit jetësor.
Në bashkëpunim me qeverinë Austriake dhe Spanjolle , me përkrahjen e Unionit Europian, Maqedonia synon zbatimin e një projekti që do të kontribuojë për përforcimin administratës sa I përket kontrollit të ndotjes industrial.
Kapitulli për mjedisin jetësor paraqet një nga kapitujt më voluminoz dhe sfidat më të mëdha në raport të implementimit të këtyre direktivave nga aspekti i administratës dhe legjislaturës, u pajtuan autoritetet.
"Direktiva e re i zëvendëson shtatë Direktivat që kanë ekzistuar më herët lidhur me aktivitetet industriale dhe përcakton kushte të detyrueshme për punë të instalimeve në një masë më të rreptë të kërkesave të cilat kanë qenë në fuqi në legjislacionin e mëparshëm të BE-së", tha Nurhan Izairi, ministër i ambientit.
"Toka nuk është ajo që ne trashëgojmë nga prindërit por ajo është ajo që ne e dhurojmë për gjenerata që vijnë për fëmijët tan", tha Fatmir Besimi, zv-kryeministër për çështje evropiane.
Përfaqësuesit ndërkonbëtarë thonë se janë të gatshëm të ndihmojnë vendin në përmbushjen e kushteve që janë tashmë pjesë e legjislacionit të brendshëm , në përputhje me legjislacionin evropian.
"Vendosja e praktikave të mira për kontroll të instalacioneve industriale paraqet element të rëndësishëm për menaxhment të shëndoshë në këtë sferë. Vendi rregullisht vlerësohet në këtë sferë nga ana e BE-së dhe në raportin e findit shohim se kontrolli i integruar si dhe procedurat për leje kanë përparim, megjithatë, mbetet edhe shumë për t'u bërë", tha Aivo Orav, shef i delegacionit të bashkimit evropian.
“Austria është mbështetëse e madhe në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë në BE, në këtë drejtim ofrojnë numër të madh të projekteve për zhvilim të praktikave të mira, si dhe tuining projekte të rëndësishme së bashku me BE¬në”, tha Renate Kobler, Ambasadorja e Austrisë.
Projekti finansohet nga Bashkimi Evropian me vler prej 900.000 euro , ai zgjat 15 muaj, dhe ka filluar që të zbatohet më 1 tetor të vitit 2015.
GYLTENE SINANI
