Kupa FA, West Ham eliminon Liverpoolin
West Ham arrin të kualifikohet në raundin e pestë të Kupës FA falë një fitore “in extremis” me Angelo Ogbonnan që shënon për herë të parë me fanellën e skuadrës londineze...

Italiani mori hakun e finales së vitit 2006 kur në minutën e 121-të shënoi me kokë për të eliminuar skuadrën e Klopp e cila nuk arriti të mbyll sfidën në 90 minuta pasi rezultati ishte i barabartë 1-1.
Skuadra e Slaven Bilic ishte ajo që kaloi e para në avantazh teksa Michail Antonio në minutën 45-të shfrytëzoi një harkim në zonë të ekuadorianit Enner Valencia duke mposhtur portierin e Liverpoolit Mignolet.
Gjithsesi miqtë nga “Anfield” reaguan shumë shpejtë duke barazuar shifrat me Philippe Coutinhon. Ish-lojtari i Interit ekzekutoi mjeshtërisht një goditje standarde duke e kaluar topin poshtë murit mbrojtës për të lënë të shtangur edhe portierin e West Hamit, Randolph.
