Golden State e San Antonio dominojnë në Perëndim
Golden State vijojnë dominimin e tyre në NBA, duke fituar edhe në ndeshjen e radhës, atë ndaj Houston, me shifrat 123-110...

Një takim spektakolar, mes dy ekipesh që luajtën hapur në mbrojtje, por për teksanët kjo taktikë ishte e gabuar. T’i lësh hapësira Curry është e gabuar, pasi ylli i “Shtetit të Artë” realizoi 35 pikë, ndërkohë që gjashtë lojtarë të ekipit kampion realizuan mbi 13 pikë. Në kahun tjetër u dallua Harden me 37 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Fitorja e 44-t në kampionat për San Antonion, që mundi 119-101 Miamin në fushën e këtij të fundit. Sfidë e dominuar nga Spurs, ku u dallua Aldridge me 28 pikë, mbështetur edhe nga Leonard me 23 pikë. Për ekipin nga Florida nuk zhgënjeu Wade, që realizoi 20 pikë, por që mbetën për statistikë.
Ne ndeshjet tjera, Milwaukee mposhti Bostonin, Washington mundi New Yorkun, ndersa Utah triumfoi ndaj Dallasit.