Maqedoni

FSSHM edhe 3 shërbime të reja elektronike

10.02.2016 15:33

Prej sot ne portalin e Fondi për sigurim shëndetësor janë lansuar tre shërbime të reja elektronike nëpërmjet të cilave, të siguruarit do mund t’i realizojnë më lehtë të drejtat e tyre...

Shërbimet u dedikohen Kërkesave elektronike për refundimin e mjete të paguara paraprakisht, edhe atë: Kërkesë elektronike për refundimin e mjeteve të mjekimit spitalor, kërkesë elektronike për refundimin e barnave me recetë, kërkesë elektronike për refundimin e materialeve harxhuese që vendosen në trupin e njeriut. 
 
“Ne raste kur të siguruarit I vonohen pagesat e kontributeve shëndetësore me shume se dy muaj , shërbimi duhet të paguhet I plotë dhe në moment kur realizohet pagesa e kontributeve dhe I siguruari ka te drejte të bëjë kërkesë elektronike për refundimin e mjeteve të paguara paraprakisht . Ndërsa për refundimin e barnave me recete , nese të siguruarve që  janë në mjekim spitalor , u  kerkon blerja e një medikamenti nga  lista pozitive , pas mbarimit të procedurës mjekësore I siguruari ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për refundimin e mjeteve të paguara . Në vitin 2015 janë hapur gjithsej 13.885 lëndë për refundimin e mjeteve për barna me vlerë prej 12 milion e 759 mijë denarë si dhe 1.046 lëndë për refudimin e materialeve mjekësore harxhuese dhe shërbime shëndetësore me vlerë prej 1 milion e 121 mijë denarë”, tha Orhan Ramadani, drejtor I FSSHM.
 
I siguruari për tre shërbimet  kërkesën për refundimin e mjeteve mund t’a parashtrojë në mënyrë elektronike ndërsa në sistem do mund t’i bashkangjesë dokumentet tjera shtesë fletëlëshimin e spitalit, raportin e mjekut specialist/subspecialist, dëshminë për aplikimin e barit, dhe dëshminë për pagesën e realizuar. refundimi i mjeteve realizohet vetëm në rastet kur barnat blehen prej barnatoreve që kanë marrëveshje aktive me Fondin. E drejta e refundimit të mjeteve ka afat 5 vite.  
 
REJHANE BUSHI-METAJ