Specializantët në protesta, duam rrogë, jo kontrata fajdexhinjsh

10.02.2016 16:31

Ata në protestën e sotme kërkuan nga ministri i shëndetësisë urgjentisht të tërheq ligjin në fjalë dhe të propozojë ndryshime të reja të cilat do të jenë në dobi të të gjithëve....

Mjekët specializantë dhe specializantët e ardhshëm vazhdojnë ta kundërshtojnë ligjin e miratuar, për mbrojtje shëndetësore përmes të cilit tani më tutje u inponohen vëzhgim i drejtëpërdrejtë në internet gjatë dhënies së provimeve të tyre, deponimi i një huamarrje për lojalitet në vlerë prej 60 mijë euro si garancë se do të jenë lojal gjatë kryerjesë së punës së tyre dhe kundër kujdestarisë së pa paguar.

Ata në protestën e sotme kërkuan nga ministri i shëndetësisë urgjentisht të tërheq ligjin në fjalë dhe të propozojë  ndryshime të reja të cilat do të jenë në dobi të të gjithëve.   

“Erdhem këtu që të themi zëshëm. Jo për mënyrën e re të dhënies së provimeve tona dhe jo videoincizim dhe transmetim drejtëpërdrejtë në internet të provimeve tona. Jo për punë pa asnjë denarë rrogë dhe pa sigurim shëndetësorë dhe pensional. Jo për kontrata fajdexhish dhe për lojalitet prej 60 mijë eurosh. Jo për kujdestari 24 orëshe të cilat nuk paguhen.Jo për disriminim në vazë të sëmundjes apo amesisë/ lindjes” – tha Mensur Xhaferi, Specializantë.

Ata gjithashtu kërkojnë punësim të përkohëshëm të specializanëtve në sektorin privat dhe dënime më të vogla për mjekët e rinj.                                              

“Problemi i specializantëve është problem i gjithë shoqerisë. Është shumë e dhimshme se kjo bëhet në periudh kur kemi ikja e madhe e kuadrove mjekësore. Ne u bëjmë thirrje  profesorëve, mjekëve, docentëve, asistenteve dhe përfaqësuesëve të Ministrisë së Shëndetësisë që të na bashkangjiten, të në japin mbështetje dhe të bëjnë diçka për të ndryshuar këtë gjendje” – deklaroi Biljana Dodeva, Specializante .

Ligji i ri për mbrojtje shëndetësore u miratua më 27 janar, ndërsa inçizimet e para të provimeve të mjekëve janë paraparë të realizohen prej datës 15 shkurt.

Specializantët vlersojnë se kjo risi është nënçmim, ku opinionit  tashmë u mundësohet të ndjekin shou on-line në ëeb faqen e ministrisë së shëndetësisë teksa ata po japin provimet e tyre. Në Maqedoni ka rreth 1000 specializant ,prej të cilëve  600 janë sektorin privat, dhe 400 në sektorin shtetëror. (Rexhep Qamili, TVM2)