Memeti: Kërkesat e shqiptarëve, bëheshin në fillim
Implementimi i Marrëveshjes së Përzhinës ka ngecur në pikat e fundit, por në opinion tashmë janë hapur dilemat se sa kanë përfituar shqiptarët nga kjo marrëveshje...

Lideri I BDI-së, duke folur për domosdoshmërinë e respektimin e datës së zgjedhjeve sipas marrëveshjes së liderëve, deklaroi këto ditë se, nëse zgjedhjet nuk mbahen më 24 prill, liderët duhet të bëjnë një marrëveshje të re në të cilën BDI do të dilte me platformë dhe kërkesa të reja për shqiptarët. Por analisti Ibrahim Mehmeti, thotë se kërkesat e shqiptarëve, duhet të ishin bërë që në fillim pjesë e afateve të implementimit të marrëveshjes së Përzhinës.
Ai nuk beson se ndërkombëtarët do të lejonin shumë ndryshime nëse eventualisht vinte deri tek një marrëveshje e re.
“Vetë kërkesa tani për ta ndryshuar këtë marrëveshje për shkak të datës së zgjedhjeve mendoj se do të krijojë përshtypje jo të mirë edhe te faktori ndërkombëtar i cili ka marrë pjesë në hartimin e kësaj marrëveshje dhe është garantues i saj. Do të jepet mesazhi edhe te faktori ndërkombëtar se partit shqiptare nuk kanë qenë deri në fund të sinqerta kur kanë nënshkruar këtë marrëveshje. Mendoj se nuk do të ketë hapsirë të madhe për inkuadrimin e temave të reja , tema të cilat do të kërkojnë negociata të reja , gjithcka prej fillimit. Besoj se faktori ndërkombëtar I cili është një prej pjesmarrësve dhe garantuesve, nuk do të pranoj ndryshime të këti lloji” – tha analisti, Ibrahim Memeti.
ADEMI : NËSE BËHET, TË PËRFSHIHET ANALIZA E MO-SË
Analisti Arbër Ademi, thotë se partitë nuk guxojnë të luajnë me marrëveshjen e Përzhinës, se përndryshe vërtetë do të lindtte nevoja për një marëveshje të re në të cilën do të përfshiheshin sugjerimet që dalin nga analiza e fundit e Marrëveshjes së Ohrit.
“Çdo ndryshim eventual i datës për mbajtjen e zgjdhjeve të parakohshme do të ishte jo i qëlluar dhe se kjo do të implikonte domosdoshmërin e akordimit edhe nga partitë e tjera participente në bisedime. Ndërsa një ndryshim I tillw do të ishte e udhës që të hapte rrugën për një marrëveshje të re politike ku në mënyrë shkrimore do të mund të inkorporohen sugjerimet , përfundimet dhe rekomandimet që dalin nga vet analiza e MO-së të e bërë së fundimi” – deklaroi analisti, Arber Ademi.
Ditë më parë, kreu i PDSH-së Menduh Thaci pranoi se asgjë që ka të bëjë me shqiptarët, me marrëdhëniet ndëretnike, me keqpërdorimin e buxhetin, me implementimin e marrëveshjes së Ohrit, as një shkronjë nuk është përmendur në kuadër të dialogut dhe bisedimeve. (Sanije Duraku, TVM2)
