Zhvillimi i barabartë rajonal, Shabani: Mbi 256 milion denarë për 2016

10.02.2016 17:16

Me formimin e Qendrave për zhvillim rajonal dhe rritjes dyfish të buxhetit në këtë vit për thirrjet publike, kanë ndikuar që në Maqedoni të përparoj dukshem zhvillimi I barabart rajonal, vlerëson ministri I pushtetit lokal Lirim Shabani...

Ai informoi se për këtë vit janë paraparë që komunave tu ndahen 256.125.000 denarë, ndërsa tani në thirjen e parë do tu ndahen 180 milionë denarë.

“Me këto fonde prej 180 milionëve do të finansohen 28 projekte të dorëzuara nga 8 rajonet planore, prej të cilave sa për ilustrim do të doja ti veçoj disa. Për shembull komuna e Kumanovës 14 milionë. Komuna e Likovës 7.5 milionë, Saraji 1 milion, Tetova 8.3 milionë, Zhelina 8 milionë, Studeniçani 3 milionë, Bervenica 3.1 milionë, Gostivari 4.2 milionë, Komunat e Strugës, Ohrit , Vevçanit, Kërçovës dhe Qendër Zhupa me një projekt të përbashkët,  17 milionë” – tha ministri i pushtetit lokal, Lirim Shabani.

Ministri Shabani informoi se dy thirjet  tjera  do të shpallen në ditët në vijim . Thirja e dytë i dedidikohet projekte për zonat me nevoja specifike zhvillimore, për të cilat do të ndahen 51 millonë denarë, dhe thirja e tretë i dedikohet  zhvillimit të zonave rurale dhe fshatrave me nevoja specifike për të cilën do të ndahen 25.6 miljon denarë.

Ministri Shabani apeloi që të gjithë komunat të aplikojnë për këto thirje pasi që sipas tij do të ndikoj në zgjidhjen e problemeve që i tangojnë qytetarët. (Ersan Pajaziti, TVM2)