Maqedoni

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

10.02.2016 18:29

Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në ora 14:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve 2, 4 dhe 10 në fshatin Bardovcë dhe në shkollën fillore "Avram Pisevski" në komunën e Karposhit...

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit ndërprerja është për shkak të aktiviteteve teknike në sistemin elektrik.
 
Nga ora 9:00 deri në ora 11:00 pa energji elektrike do të mbeten përdoruesit e bulevardit "Jane Sandanski" nr. 98, nr. 106, nr. 108 dhe nr. 110, në komunën e Aerodromit.
 
Pa energji elektrike prej ora 9:00 deri në ora 14:30 do të jenë edhe përdoruesit përballë xhamisë së Jaja Pashës në komunën e Çairit, si dhe përdoruesit e rrugëve 12, 14 dhe "Marshall Tito" në komunën e Sarajit nga 9:30 deri në ora 15:00.
 
Nga 10:30 në ora 11:30 pa të energji elektrike do të jenë konsumatorët nga rruga "Kopaçka" nga nr. 15 në numrin 27 në komunën e Karposhit./mia