Maqedoni

Pa ujë nesër mbeten një pjesë e komunës Qendër

10.02.2016 19:06

Pa ujë nesër nga ora 8:30 do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës "Dimitrije Çupovski", bulevardi "Shën Klimenti i Ohrit" dhe shtrirja midis bulevardeve...

Pa ujë nesër nga ora 8:30 do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës "Dimitrije Çupovski", bulevardi "Shën Klimenti i Ohrit" dhe shtrirja midis bulevardeve "Mitropolit Teodosij Golloganov" dhe "Ardhat Partizane" në komunën Qendër.
 
Siç njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit ndërprerja është për shkak të mënjanimit të defektit të gypit përçues ujësjellës f-2,5, në rrugën "Dimitrije Çupovski" nr.22.
 
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë deri në sanimin e defektit./mia