Botë

Mbi 60 të vrarë dhe 80 të plagosur në dy sulme vetëvrasëse në Nigeri

10.02.2016 21:19

Së paku 60 persona kanë humbur jetën, ndërsa 78 janë lënduar në dy sulme vetëvrasëse të kryera nga femra, në kampin e refugjatëve në pjesën verilindore të Nigerisë...

Në kamp jetonin 50.000 veta, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës që i kryejnë islamistët e Boko Haramit.
 
Sulmi është kryer në kampin Dikua, 85 kilometra në verilindje të qytetit Majduguri, qyteti më i madh në atë rajon dhe "vendlindja" e Boko Haramit./mia