Maqedoni

Mot me vranësira dhe reshje lokale të shiut

11.02.2016 09:02

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit...

Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në vendet më të larta erë mesatare, kryesisht nga perëndimi.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 1 deri në 14 gradë celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të dobët të kohëpaskohshëm.
 
Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.
 
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme relativisht i ngrohtë me shi të kohëpaskohshëm lokal. Në disa vende do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar nga jugu./Mia