Maqedoni
Avari në sistemin e ujësjellësit, qyteti i Dibrës prej dje pa ujë
11.02.2016 09:17
Një avari në sistemin e ujësjellësit ka lënë pre dje pasdite të gjithë qytetin e Dibrës pa ujë për pije...

Avaria ndodhi rreth orës 17:30, në gypat e ujësjellësit në afërsi të urës së Mollniçanit. Sipas Fatmir Halilit, drejtorit teknik të ndërmarrjes komunale publike “Standart”, ky defekt mendohet të rregullohet aty nga mesdita e sotme.
Megjithatë, sipas Halilit, është shumë e rëndësishme që të analizohen me hollësi arsyet që kanë shkaktuar plasjen e gypave të ujësjellësit.
ATLI DEMA
