Maqedoni

Kuvendi e vazhdon debatin për Qendrën për transplantim

11.02.2016 09:39

Deputetët në kuadër të seancës së 91-të të Kuvendit sot do ta vazhdojnë debatin rreth Propozim ligjit për Qendrën për mjekësi transplantuese dhe sëmundje kirurgjikale, në lexim të parë...

Në rend dite të kësaj seance kuvendore janë disa propozim-ligje për ndryshim dhe plotësim të sëmundjeve të ndryshme, mes të cilave të Ligjit për prekursorë, të Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për shkak të mjekimit, të Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, të Ligjit për kimikate, si dhe të Ligjit për shëndet publik, të Ligjit për farëzim i ndihmuar biomjekësor dhe të Ligjit për sigurim shëndetësor.
 
Në seancë do të debatohet edhe rreth propozim-ligjeve për ndryshim të Ligjit për inspektim arsimor dhe të Ligjit për akademi sportive, të Ligjit për veprimtari shkencoro-hulumtuese, të gjitha në lexim të parë.
 
Siç është paralajmëruar, deputetët do të debatojnë edhe rreth Propozim-vendimit për vërtetim të përqindjes së përfshirjes së të ardhurave të përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për kryerje të veprimtarive energjetike për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për viitn 2016, për propozim-planin financiar të Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, por edhe për propozim-vendimin për miratim të programit vjetor për punën e Agjencisë për posta për vitin 2016.
 
Në rend dite të seancës së 91-të kuvendore janë edhe propozim-vendimet për dhënie të pajtueshmërisë së Propozimit të programit vjetor për punë dhe zhvillim edhe të planit financiar të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2016 dhe të Propozim-vendimit për miratim të Planit financiar të Radio-televizionit të Maqedonisë për vitin 2016./Mia