Maqedoni
Në 24 orët e fundit nëntë aksidente në Shkup
11.02.2016 10:19
Policia rrugore gjatë ditës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer ekspertizë në nëntë aksidente rrugore...

Prej tyre pesë janë me pasojë dëme materiale dhe katër janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë tre shoferë të një automjeti dhe një këmbësor.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 28 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet. Janë sanksionuar edhe 10 shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, nëntë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e bardha për këmbësorë, shtatë shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit janë larguar nga komunikacioni, si dhe 12 shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit apo kanë shfrytëzuar telefon celular.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 72 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në SHF “Dimo HAxhi Dimov”, e cila ndodhet në territorin e komunës Karposh me nxënësit e klasës së dytë.
Për sot nuk ka ngjarje të paralajmëruara për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet që qarkullimi të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekszistuese rrugore./Mia
