Botë

Skandal në Itali, prostitucion me të mitur, 11 të arrestuar, mes tyre një prift dhe një polic

11.02.2016 13:48

Policia italiane e qytetit ka arrestuar sot 11 persona me akuzën e pedofilisë, marrëdhënieve seksuale me të mitur e prostitucion minoren...

Mes tyre nën pranga janë vënë një peshkop i dioqezës së Bergamos, një punonjës i forcave të rendit e një trajner futbolli në sektorin e të rinjve.
 
Operacioni i autoriteteve italiane është shtrirë në provincën e Monzës, Breshës, Milano, Pavia, Brianza e Bergamo.
 
Hetimet kanë mundur të zbardhin identitetin e 4 minorenëve të cilët prezantoheshin në rrjetet sociale si mazhorenë, duke ofruar marrëdhënie seksuale në vende të rastësishme kundrejt shkëmbimit të dhuratave dhe pagesës në para.
 
Sipas policisë italiane, rastet kanë qenë të shpeshta e raportet seksuale konsumoheshin në shumicën e rasteve në parkingjet e qendrave tregtare, në automjete, në banesat e personave të arrestuar, në vende argëtimi publik etj. Dioqeza e Bergamos ka reaguar ndaj arrestimit të peshkopit të tyre.
 
“U jemi pranë të gjithëve që po vuajnë nga kjo ngjarje e paharruar për të gjithë. Për të garantuar shërbimin ndaj komunitetit tonë fetar do të emërojmë një administrator të ri të famullisë”, thuhet në reagim. 
 
11 personat ndodhen në urdhër arresti shtëpiak e 10 persona të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.