Botë
Egjipt, treni del nga binarët, nuk ka të vdekur, dhjetëra të lënduar
11.02.2016 14:49
Një tren udhëtarësh ka dalë nga binarët në qytetin Beni Suveyh në Egjipt, duke lënë të lënduar shumë udhëtarë, por fatmirësisht nuk raportohet për të vdekur...

Pasi ka dalë nga binarët, treni është përplasur në një mur prej betoni, i cili ka qenë i ndërtuar pranë hekurudhës.
Punëtorë të shumtë të hekurudhave po punojnë në pastrimin e mbetjeve të trenit për të bërë të kalueshme për trenat e tjerë këtë pjesë të hekurudhës.
Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në vend dhe disa janë dërguar edhe në spitalin e zonës.
