Maqedoni
Kumanovë, promovimi i efikasitetit energjetik të komunave
11.02.2016 15:13
Konsaltingu për planifikim strategjik, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Agjencinë për Energjetikë në Republikën e Maqedonisë...

Konsaltingu për planifikim strategjik, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Agjencinë për Energjetikë në Republikën e Maqedonisë, sot në Kumanovë organizoi një punëtori për prezantimin e rezultateve të projektit “Promovimi i efikasitetit energjetik të komunave në Maqedoni”.
Për këtë arsye në këtë punëtori ishin të ftuar kryetarë komunash të rajonit verilindor planor, punëtorë administrate, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe qytetarë të tjerë.
Ndryshe, gjatë 18 muajve të kaluar përmes një grandi të financuar nga Banka Botërore, tetë komuna në Republikën e Maqedonisë pranuan ndihmë teknike për përgatitjen e dokumentacionit të domosdoshëm për efikasitet energjetik të komunave.
Përvojat nga ky proces si dhe sfidat me të cilat janë përballur do të kenë mundësinë t’i ndajnë në tetë punëtori të këtilla nëpër rajonet planore të vendit.
NEXHAT AQIFI
