Kulturë

Fillon edicioni i 66-të i Berlinales

11.02.2016 16:05

Filmi "Hail, Caesar", me aktorët George Clooney dhe Josh Brolin sonte do të hapë edicionin e 66-të të festivalit të njohur të filmit Berlinale i cili do të zgjatë deri më 21 shkurt...

Në këtë edicion kryetare e jurisë është aktorja me famë botërore Meryl Streep, kurse në garën e çmimit Ariu i Artë janë 18 filma .
 
Në këtë edicion do të prezantohet edhe stenda e Qendrës Kinematografike të Kosovës, kurse në njërën nga kategoritë e këtij festivali, jashtë konkurrence do të prezantohet edhe filmi kosovar "Babai", me regji të Visar Morinës. 
 
Siç njofton "Kult plus" katër filma kryesojnë në edicionin e sivjetmë të Brlinales, "Elixir", "Things to Come", "Hail, Caesar", "Despite the Night"
 
Elixir
 
Nautika ruse, e ardhmja futuristike dhe filozofike, është prezent në filmin e Daniil Zhinchenko. Tendenca e faktorit njeri për të pushtuar planetet dhe yjësinë, kozmonautët të çmendur drejt misionit të tyre, një shkencëtar që punon në një eliksir për të gjetur një DNA të nevojshme. Një rizgjim i shpirtit rus i cili për pak kohë thuhet të jetë shuar në kinematografi.
 
Things to Come
 
Filmi flet mbi dy profesorë të filozofisë, Heinz dhe Nathalie, të martuar për shumë vite. Shkëndija në dashurinë e tyre ka ikur ndërsa derisa vdekja e nënës së Nathalisë bëhet ngjarja kryesore, ajo ndryshon komplet kur merr vesh se burri i saj po largohet për të jetuar me një grua tjetër.
 
Hail, Caesar!
 
Realizimi i fundit filmik nga Vëllezërit Coen edhe do ta hapë festivalin Berlinale. Josh Brolin, George Clooney, Ralph Fiennes, Scarlett Johansson, Frances McDormand, Tilda Swinton, Channing Tatum dhe Dolph Lundgren vijnë në tregimin e një industrie filmike Hollivudi në vitet 50-të, dikë si tip fikseri që rregullon punët mes të vegjëlve e të mëdhenjvë. Vëllezërit Coen e kanë pasur titullin e filmit gati për dhjetë vite, njëjtë sikur edhe idenë, por këtë vit i erdhi koha që të xhirohej një komedi e stilit të tillë.
 
Despite the Night
 
Regjisori francez Philippe Grandrieux merret me nihilizmin, poezinë. Një burrë kthehet në Paris për të gjetur atë që ka lënë pas në këtë qytet, për tu takuar me një botë makabre dhe me një sensualitet të jashtëzakonshëm. Eksperimentet e realizuara vizuale e sjellin seksualitetin dhe politizimin e tij në këta minuta. Ariane Labed dhe Roxane Mesquida janë pjesë e filmit që të shfaqet në Berlin Critics`s Week në Berlin Film Festival./Mia