Botë
Vizita e Kerryt në Tiranë
11.02.2016 16:24
Vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Xhon Kerry, këtë të diel në Tiranë ka provokuar debate të ashpra në Parlament...

Pasi e akuzoi kryeministrin Rama për qëndrim kundër Amerikës, deputeti demokrat, Sali Berisha, i kërkoi shefit të qeverisë, Edi Rama, që të pranojë kërkesën e Kerryt për të strehuar të gjithë muxhahedinët iranianë. Ndërsa kryeministri Rama e quajti paraardhësin e tij hapur gënjeshtar, duke i kërkuar që të mos gënjejë për çështje globale.
Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerry, pritet ta vizitojë Tiranën më 14 shkurt, ku do të takohet me kryeministrin dhe me kreun e opozitës.
Mësohet se një nga pikat kryesore do të jetë kërkesa që Kerry do t’i bëjë qeverisë Rama për të strehuar rreth 1 mijë muxhahedinë iranianë.
LULJETA NDOKA
