Maqedoni
LSM: K-15 për sektorin publik pas zgjedhjeve, 15% e kompanive nuk e kanë respektuar ligjin
11.02.2016 16:44
Obligimin ligjor për pagën K-15 nuk e kanë përmbushur rreth 15% e kompanive, bëjnë të ditur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Njëherit u paralajmërua fillimi i negociatave me qeverinë menjëherë pas zgjedhjeve edhe për K-15 në sektorin publik.
“Lidhja e sindikatave të Maqedonisë ka arritur të mbajë këtë të drejtë që K-15 të jetë e obligueshme. Ndërsa atje ku kishte probleme, së bashku me sindikatën u konfirmua nëse këto probleme janë reale dhe në raste të caktuara sindikata ka kontribuar që të vijë deri tek ulja e regresit për pushim vjetor”- deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski.
Kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski, njëherit theksoi se nëse punëdhënësi nuk paguan regres për pushim vjetor, ligji parasheh dënim me burg prej 6 muaj deri në 1 vit.
REJHANE BUSHI-METAJ
