Maqedoni

Partia për Prosperitet Demokratik nënshkruan memorandum bashkëpunimi

11.02.2016 15:03

PPD, Balli Kombëtar Demokrat, Forumi për të Drejtat e Njeriut “Ilirida”-Gostivar dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi...

PPD, Balli Kombëtar Demokrat, Forumi për të Drejtat e Njeriut “Ilirida”-Gostivar dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për veprim politik të përbashkët me platforma të  ngjashme.

Ky bashkëpunim është në përputhje me  dëshirën e elektoratit për bashkimin e opozitës shqiptare dhe sipas kumtesës së PPD-së, qyteti i Gostivarit është zgjedhur si qytet i bashkimit të opozitës.

Memorandum u nënshkrua nga kryetari i PPD-së, Nexhat Bexheti, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Sazan Papraniku, kryetari i Forumi për të Drejtat e Njeriut “Ilirida”, Selam Elmazi dhe Hajredin Kaza, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare.

PPD thotë se kërkesë bashkëpunimi i ka ardhur edhe nga Lidhja e Diasporës Shqiptare të Maqedonisë.