Maqedoni

Mjegull në disa akse rrugore

12.02.2016 09:11

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa...

Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në Stracin, Saramzalinë, Pavleshenc, Veles, Negotinë dhe Petrovec.
 
LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë - Demir Kapi - Udovë,Vinicë - Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Mia