Maqedoni
Tribunë për ndotjen e mjedisit jetësor
12.02.2016 09:23
"Gjendjet me ndotjen e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë" është titulluar tribuna shkencore të cilën sot në Kinotekën e Maqedonisë do ta organizojë Shoqata Ekologjike e Maqedonisë...

SHEM kumtoi se në tribunë do të prezantohen gjendjet me ndotjen me metale të rënda në të gjitha mediat e mjedisit jetësor në Maqedoni, ndërkaq vëmendje e posaçme do t'i kushtohet cilësisë së ajrit dhe ujërave dhe ndikimit të tyre ndaj njerëzve dhe organizmave të gjalla.
"Kjo tribunë aktuale shkencore është tentim që të bashkohen rezultatet origjinale dhe më të reja nga hulumtimet shkencore në Maqedoni të cilat kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës në Maqedoni. Qëllimi i tribunës është ta zgjojë opinionin shkencor dhe profesional që t'i prezantojë njohuritë shkencore për gjendjet me ndotjen e mjedisit jetësor në Maqedoni në mënyrë të dukshme për opinionin më të gjerë", informoi Shoqata Ekologjike e Maqedonisë./Mia
