Maqedoni

Shefi i Diplomacisë austriake për vizitë në Maqedoni

12.02.2016 09:44

Ministri federal për Evropën, integrimet dhe punët e jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastijan Kurc, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë...

Siç është paralajmëruar, gjatë vizitës ministri Kurc do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposkin.

Bisedimet midis shefave të diplomacisë të Maqedonisë dhe Austrisë, njoftoi MPJ-ja, priten që të fokusohen në krizën e migrimit-të refugjatëve, marrëdhëniet e Maqedonisë dhe të Austrisë dhe bashkëpunimin rajonal.