Maqedoni

Janë caktuar dy mbledhje kuvendore

12.02.2016 10:53

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë mbledhjen e re të 93-të, ndërsa do ta vazhdojë edhe mbledhjen e 91-të...

Në kuadër të mbledhjes së 93-të, deputetët duhet të diskutojnë rrreth propozim ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Kornizën nacionale për kualifikime, të Ligjit për standardin e nxënësve, të Ligjit për libra  për arsim të mesëm dhe fillor, të Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit, të Ligjit për arsim të të rriturve, të Ligjit për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme, të Ligjit për arsimin fillor, Ligjit për arsimin e mesëm, Ligjit për arsimin e lartë, Ligjit për standardin e studentëve, Ligjit për Akademinë për mësimdhënës, Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, shtëpisë së nxënësve dhe universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm, Ligjit për inspektim arsimor, Ligjit për akademi sportive, të gjithë në procedurë të shkurtuar.
 
Pas përfundimit të kësaj, deputetët do të vazhdojnë sipas rendit të ditës të mbledhjes së 91-të. Duhet të diskutojnë rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Bazës për ekonomizim të ujit të Republikës së Maqedonisë për akumulim Jagmular në lumin Bregallnicë.
 
Në rend dite janë edhe Propozim vendimi për konstatimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, Propozim vendimi për miratim të programit vjetor për punën e Agjencisë për posta për vitin 2016, Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin për lartësinë e kompensimit mujor që e paguan Agjencia për supervizion të sigurimit kapital të financuar pensional për vitin 2016, Planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2016, Propozim të vendimit për dhënien e pëlqimit për Propozimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2016, Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për Propozimin e Planit vjetor financiar të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2016 dhe Propozimin e vendimit për miratimin e Planit financiar të Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2016./Mia