Maqedoni
“Postat e Maqedonisë”, fillon punë në Saraj posta e kontraktuar
12.02.2016 13:55
Ndërmarrja publike “Postat e Maqedonisë” hap postën kontraktuese në Saraj në bashkëpunim me Qendrën për kontroll teknik...

Me hapjen e kësaj poste, sipas drejtorit të përgjithshëm, Fadis Rexhepi, do të plotësohen nevojat e qytetarëve dhe bizneseve me të vetmin qëllim, që të kenë zhvillim dhe lehtësim në punën e tyre.
“Në bashkëpunim ‘Postat e Maqedonisë’ me Qendrën për kontroll teknik ‘Via’, sot hapim postën kontraktuese në të cilën përveç shfrytëzuesve të shërbimeve të kontrollit teknik, edhe banorët dhe bizneset e kësaj ane do të mundin pa asnjë kufizim të shfrytëzojnë shërbimet postare dhe shërbime të qarkullimit pagesor”- deklaroi drejtori i përgjithshëm i NP “Posta e Maqedonisë”, Fadis Rexhepi.
Rexhepi është pyetur edhe për anulimin e konkursit për punësim në “Postat e Maqedonisë”.
Sipas tij, arsyeja e anulimit është kushti i vendosur nga Ministria e Financave që konkursi të përfundojë në kuadër të vitit 2015, por kjo ka qenë e paarritshme për shkak se numri i konkurruesve ka qenë i shumtë.
ERSAN PAJAZITI
