Maqedoni
Arrestohet kryetari i Pustecit për manipulime zgjedhore
12.02.2016 14:52
Prokuroria Speciale Publike ka lëshuar urdhër arresti për kryetarin e Bashkisë minoritare të Pustecit në Pogradec, Edmond Themelko...

Themelko është vënë në pranga në Manastir nën akuzën për manipulim zgjedhjesh.
Themelko bashkë me disa zyrtarë tjerë të lartë të vendit u arrestuan në kuadër të operacionit “Titanik”.
Ata akuzohen për manipulime të procesit zgjedhor, ryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të së drejtës për të votuar.
