Botë

Stamboll, shembet ndërtesa 5-katëshe

12.02.2016 15:54

Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në qendër të Stambollit, e sipas raporteve në median turke, mund të ketë njerëz të mbetur brenda saj...

Godina ngrihej pranë një zone të rëndësishme tregtare, Istiklal Avenue. Në katin e parë të saj ndodhej një kafene, por nuk dihet me siguri nëse gjendej dikush aty në momentin e incidentit. 
 
E përditëshmja Hurriyet thotë se në vendngjarje mbërritën me shpejtësi ekipe zjarrfikësish e autoambulanca. 
 
Punonjësit e shpëtimit po kërkojnë në gërmadha për persona të bllokuar, ndërsa mbi shkakun e rrëzimit, nuk ka ende asnjë të dhënë./Top Channel