Maqedoni

Kurc: Austria do të mbyllë kufirin; Popovski: Maqedonia duhet t’i ndalojë migrantët

12.02.2016 16:56

Austria është e gatshme që sivjet të pranojë 37.500 migrantë dhe pret që kjo shifër të arrihet vetëm për disa muaj...

Ministri federal për Evropën në Austri, Sebastijan Kurac, paralajmëroi Shkupin se pas arritjes së kësaj kuote Austria nuk do të pranojë më refugjatë, e kjo gjë pritet të ketë pasoja përgjatë rrugës së vendeve të prekura, si: Maqedonia, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia.
 
Kjo do të thotë se edhe Maqedonia mund të vijë deri në mbylljen e kufijve të saj, paralajmëroi Kruc pas takimit me ministrin e Jashtëm, Popovski.
 
"Maqedonia duhet të jetë gati për të ndaluar tërësisht hyrjen e migrantëve në kufijtë e saj, duke pasur parasysh se Greqia është vendi i parë që përballet me migrantët. Nga këtu ne e dimë se kjo është një detyrë e vështirë dhe sot ne kemi rënë dakord se Austria do të ofrojë mbështetje jo vetëm në formën e personelit nga radhët e ushtrisë austriake dhe policisë, por edhe pajisje që t’i mundësohet Maqedonisë në mënyrën më të mirë të ballafaqohet me këtë sfidë"- deklaroi ministri federal për Evropën, Integrimet dhe Punët e Jashtme në Austri, Sebastijan Kurc.
 
Popovski thotë se numri i migrantëve që do të hyjnë në Maqedoni varet nga ajo se sa prej tyre do të pranohen në shtetet anëtare të BE-së. 
 
“Pasi që jemi shtet transit, gjithsesi se të gjitha masat që do t’i ndërmarrim në të ardhmen do të jenë të koordinuara me partnerët tanë dhe shtetet e tjera të cilat gjinden në këtë korridor. Në këtë drejtim është shumë me rëndësi bashkëpunimi me Austrinë, sepse bëhet fjalë edhe për shtet transit, por edhe si destinacion i fundit”- theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
 
I pyetur se çfarë do të ndodhë me refugjatët që kanë ngelur në Ballkanin Perëndimor nëse Austria mbyll kufirin, Kurtz tha se pikërisht kjo është arsyeja pse të gjitha vendet duhet të veprojnë bashkërisht dhe se qëllimi i vizitës së tij është të informojë vendimet që Austria duhet marrë dhe kështu për t’u siguruar se të gjitha qeveritë e rajonit janë të përgatitura.  
 
SANIJE DURAKU