Maqedoni

Takim Bejli –Thaçi, zgjedhjet, temë qendrore e diskutimit

12.02.2016 17:22

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ka pritur sot në Ambasadën amerikane në Shkup kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçin...

Në takim bashkëbiseduesit diskutuan rreth situatës aktuale politike, për Marrëveshjen e qershorit/korrikut, për sfidat e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe për reformat që Maqedonia duhet t’i përmbush si parakusht për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

Thaçi ka shprehur besimin e tij në vlerësimin që pritet ta japë faktori ndërkombëtar lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në vend.