Botë

Një migrant ka vdekur nga goditja elektrike në stacionin hekurudhor në Serbi

12.02.2016 18:37

Një burrë i panjohur, për të cilin besohet se është migrant, i cili kishte hipur në një vagon në stacionin hekurudhor në Suboticë...

Një burrë i panjohur, për të cilin besohet se është migrant, i cili kishte hipur në një vagon në stacionin hekurudhor në Suboticë, sot rreth orës 11:30 ka vdekur nga goditja elektrike, kumtoi Hekurudha e Serbisë.
 
Komisioni për ngjarje të jashtëzakonshme është në vendin e ngjarjes dhe ekspertiza është në vijim, ndërsa komunikacioni është në ndërprerje derisa nuk përfundon ekspertiza.
 
Siç theksohet, burri ka hipur në trenin transportues, i cili ishte nisur drejt kufirit shtetëror me Hungarinë dhe atëherë ka hyrë në zonë të rrezikuar, në 2,4 metra lartësi, ku ka tension prej 25.000 volt./mia