Botë
Asad nuk e përjashton mundësinë për intervenim ushtarak nga ana e Arabisë Saudite dhe Turqisë
12.02.2016 19:26
Nuk është përjashtuar mundësia se Arabia Saudite ose Turqia të mund të ngrisin intervenim ushtarak kundër vendit tim...

Nuk është përjashtuar mundësia se Arabia Saudite ose Turqia të mund të ngrisin intervenim ushtarak kundër vendit tim, deklaroi sot presidenti i Sirisë, Bashar al Asad.
Në një intervistë për Frans presin, të cilën e transmeton BTA. Asadi theksoi se "nuk përjashtohet një intervenim i këtillë", por theksoi edhe se forcat e tij të armatosura "sigurisht do ta kundërshtojnë këtë".
Qëllimi kryesor i forcave të armatosura siriane në provincën Alepo është që ta ndërpresin qasjen drejt kufirit turk.
"Beteja kryesore zhvillohet për prerjen e rrugës mes Alepos dhe Turqisë, sepse për Turqi ky është kanali kryesor për furnizimin e terroristëve", theksoi Asad./mia
