Botë

Katër persona janë arrestuar gjatë trazirave në Athinë, dhjetë policë janë lënduar

12.02.2016 20:19

Të paktën katër persona janë arrestuar, ndërsa dhjetë policë janë lënduar në përleshjet e sotme midis fermerëve grekë dhe policisë në Athinë...

Të paktën katër persona janë arrestuar, ndërsa dhjetë policë janë lënduar në përleshjet e sotme midis fermerëve grekë dhe policisë në Athinë gjatë protestës kundër reformës pensionale dhe rritjes së tatimeve.
 
Demonstruesit kanë gjuajtur ndaj policisë me domate dhe gurë, kanë thyer dritare të ndërtesave të Ministrisë së zhvillimit agrar dhe kanë djegur kontejnerë në rrugë.
 
Zëdhënësi i policisë Nikos Toskas kumtoi se dhjetë policë janë plagosur, ndërsa dy prej tyre janë hospitalizuar.
 
Një përfaqësues tjetër i policës tha se fermerët kanë tentuar ta depërtojnë kordonin policor në hyrje të Ministrisë, ndërsa nëpunësit e rendit kanë përdorur gaz lot sjellës për t'i penguar dhe kanë arrestuar katër persona.
 
Përleshje midis fermerëve dhe policëve ka pasur edhe në autostradën që çon drejt kryeqytetit të Greqisë.
 
Në Greqinë Lindore fermerët me traktorë kanë rrethuar patrullë policore dhe e bllokuan rrugën kryesore drejt aeroportit të Athinës.
 
Në Athinë sonte priten demonstrata masive në sheshin Sintagma./mia