Maqedoni

Ambasada e SHBA-ve: Lëreni prokurorinë special të bëjë punën

12.02.2016 21:25

Ambasada e SHBA-ve në Shkup, u ka bërë edhe një herë thirrje të gjitha palëve, që ta lejojnë zyrën e Prokurorisë Speciale të kryejë detyrën e saj në mënyrë të pavarur dhe të lirë nga çdo lloj forme presioni politik...

"Të paditurit duhet të gëzojnë mbrojtje të plotë sipas ligjit dhe ne iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të lejojnë që faktet të dalin vetëm përmes procesit juridik. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të përmbushin standardet më të larta të zbatimit të ligjit, transparencës, korrektësisë, mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe pavarësisë juridike gjatë kohës së zhvillimit të këtyre çështjeve", thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve në Shkup në të cilin ritheksohet edhe një herë mbështetja e plotë e shteteve të Bashkuara për zyrën e Prokurorisë Speciale dhe rolin e saj në hetimin dhe procedimin mbi kriminalitetin e dyshuar i ngritur nga përmbajtjet e përgjimeve të paligjshme.