Maqedoni

“Titanik”, Jankullovska e Janakievski, paraqiten në gjykatë

12.02.2016 21:30

Të dyshuarit kryesor për krim zgjedhor që sot i bëri publike Prokuroria Speciale , ish-ministrat Gordana Jankullovska...

Të dyshuarit kryesor për krim zgjedhor që sot i bëri publike Prokuroria Speciale , ish-ministrat Gordana Jankullovska, Mile Janakievski dhe kryetari i komunës së Pustecit të Shqipërisë, Edmond Temelko sonte janë marrë në pyetje nga Gjykata Penale në Shkup.

Në fillim në gjykatë është paraqitur Edmond Temelko – kryetar i Pustecit I cili sot ëhstë arrestuar në Manastir, Mile Janakivski – ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, si dhe Gordana Jankullovska – ministër i MPB-së.

Pas tyre në gjykatë është paraqitur edhe sekretari i Qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe të akuzuar të tjerë, që ngarkohen me akuzën për manipulime zgjedhore dhe bashkëveprim në krim.

Gjykatësi hetues deri nesër në mëngjes do të vendos se a do të ngrejë masë paraburgimi për ndonjërin prej të akuzuarve.