PPS, kërkon arrestim për 8 persona, gjykata, i la të lirë Themelkon dhe Janakievskin

13.02.2016 12:49

Të akuzuarit në rastin Titanik, kreu i komunes se Pustecit Edmond Themelko dhe ish Minsitri i transportit Mile Janakievski, mbeten në liri...

Ata mbrëmë rreth ores 3 e 30 minuta janë larguar nga Gjykata Penale me veturat e tyre private, që nënkupton se është hedhur poshte kerkesa e Prokurorise Speciale per shqiptimin e masës së paraburgimit. 

Nga 8 të akuzuarit për manipulim në zgjedhjet e kaluara vetëm 4 janë paraqytur dje në gjykatë, ndërsa në mesin e të akuzuarve është edhe ish ministreja e brendëshme Gordana Jankullovska dhe sekretari i qeverisë Kirill Bozhinovski, të cilët së bashku me dy të akuzuar të tjerë ende nuk janë paraqitur në Gjykatë.

Prokuroria speciale ka hapur hetime edhe për manipulime zgjedhore në komunën e Çairit.

Titanik  ka të bëjë vetëm me manipulimet zgjedhore në vend, ndërsa për diasporën do të hapet proces tërësisht tjetër sqaruan dje nga Prokuroria Speciale.