“Titanik”, reagojnë partitë politike

13.02.2016 12:55

Pas hapjes së rastit titanik nga ana e Prokurorisë Speciale, kanë reaguar VMRO-DPMNE DHE LSDM...

VMRO – DPMNE , thotë se në 10 vitet e fundit e fiton besimin nga qytetarët në bazë të projekteve dhe rezultateve e jo me manipulime.

Nga partia e Gruevskit, përkujtojnë se VMRO votoi dhe mbështeti krijimin  e prokurorisë speciale publike. Fatkeqsisht, lideri I LSDM-së Zoran Zaev , i akuzuar në disa raste penale-juridike, bëri deklarata të pamatura ku paralajmëronte hapat e prokurorisë special duke shkelur kështu në mënyrë drastike kredibilitetin e këtij institucioni dhe duke hedhur  hije dyshimi në  profesionalizmin dhe paanshmërinë e prokurorisë speciale,  thonë nga VMRO duke paralajmëruar se nuk d të mbështesin punën e paligjshme dhe jokushtetuese të kësaj prokurorie. 

Ndërsa nga LSDM u kundërpërgjigjen se Institucioni i pavarur Prokuroria speciale publike punon në përputhje me ligjet e vendit. 

Nga partia e Zaevti përkujtojnë se Prokuroria speciale  është formuar si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës , të firmosur nga  katër partitë dhe Janeva është zgjedhur me shumicë dërmuese në Kuvendin republikan .  Secili që i ka shkelur kushtetutën dhe ligjet në Maqedoni duhet doemos të mbaj përgjegjësi”, thonë nga  LSDM.