Munih, konferenca e 52-të e sigurisë
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot do të mbajë fjalim në panel diskutimin "Drejt integrimit të mëtejshëm euroatlantik të Evropës Juglindore" në kuadër të konferencës së 52-të të sigurisë në Munih të Gjermanisë...

Në panel diskutimim do të marrin pjesë edhe presidenti i Kroacisë dhe i Sllovenisë, Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Borut Pahor, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai I Malit të Zi Milo Gjukanoviq.
Në Konferencë, po marrin pjesë rreth 30 shefa të vendeve ose qeverive dhe 70 ministra të Punëve të Jashtme ose të Mbrojtjes.
Në mesin e temave në këtë forum të rëndësishëm kushtuar sigurisë ndërkombëtare është lufta në Siri, përgjigjja evropiane për krizën e refugjatëve dhe ardhmëria dhe rendi i sigurisë në Evropë.
Në mesin e pjesëmarrësve në Konferencë është edhe mbreti i Jordanisë Abdulla II, presidentët e Polonisë dhe të Ukrainës, Andzhej Duda dhe Petro Poroshenko, kryeministrat e Rusisë, Francës dhe të irakut, Dmitri Medvedev, Manuel Vals dhe Hajder Al Abadi , sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri dhe ministrat e Punëve të jashtme të Rusisë dhe Francës Sergej Lavrov dhe Loren Fabius.
Konferenca e Munihut paraqet forumin më me renome në nivel global, kushtuar çështjeve të sigurisë, promovimit të çështjes paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialog në tejkalimin e sfidave të sigurisë në të sotmen dhe në të ardhmen me fokus të veçantë në partneritetin transatlantik.
