Stamboll, shembet ndërtesa pesë katëshe
13.02.2016 13:26
Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në qendër të Stambollit, dhe sipas raporteve në median turke, mund të ketë njerëz të mbetur brenda saj...

Godina ngrihej pranë një zone të rëndësishme tregtare, Istiklal Avenue. Në katin e parë të saj ndodhej një kafene, por nuk dihet me siguri nëse gjendej dikush aty në momentin e incidentit.
E përditëshmja Hurriyet thotë se në vendngjarje mbërritën me shpejtësi ekipe zjarrfikësish e autoambulanca. Punonjësit e shpëtimit po kërkojnë në gërmadha për persona të bllokuar, ndërsa nuk është njoftuar mbi shkakun e rrëzimit.
