Athinë, bujqit në protesta, bllokojnë ehde vendkalimet
Bujqit grek për sot kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave, pas tubimit të djeshëm masiv në Athinë kundër planeve qeveritare për reforma në mbrojtjen sociale, sigurimin pensional....

Policia greke kumtoi se në protestat e mbrëmshme kanë marrë pjesë rreth 10.00 njerëz.
Bujqit me traktorë dhe autobus dje kanë ardhur në Athinë nga qytete të ndryshme nëpër mbarë vendin. Për sot pritet në Athinë të arrijnë edhe më shum bujq nga bllokadat në pjesën veriore të vendit, dhe thonë se kanë për qëllim të mbesin në kryeqytet të paktën edhe një ditë.
Paraprakisht, Komiteti koordinuesd i bujqve për bllokadat rrugore kumtoi se në ditët në vijim do t'i përforcojë bllokadat, duke bllokuar edhe rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare.
Bllokadë është paraparë edhe drejt pike kalimeve me Maqedoninë dhe Shqipëriunë edheatë prej orës 11.00 të së shtunës, deri në orën 11.00 të së dielës.
