Dita botërore e radios
Sot është Dita Botërore e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes...

Data 13 shkurt është dita kur është themeluar radioja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946, ndërsa UNESCO, apo Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, ka vendosur ta shpallë këtë ditë si ditë botërore të radios në konferencën e saj të përgjithshme, më 2011.
Një kontribut si radio për informim dhe argëtim të publikut ka edhe Radio Shkupi, e cila. Për nder të kësaj dite ka përgatitur temën “Roli i radios në situate konfliktuoze”, informoi kryeredaktori i kësaj radioje Haki Mustafa.
Ai tha se Radio Shkupi ka bashkëpunim të mirë me radio gjithandej nëpër Evropë, ndërsa informoi se nga Radio Shkupi është shpallur si radio më e dëgjuar në Ballkan nga qendra për informim të mediave.
“Kontributi i jonë si radio që funksionojmë dhe veprojmë këtu në Maqedoni është në nivel të lartë. Kështu që para disa ditësh na erdhi një lajm dhe na njoftuan nga qendra për informim e mediave, me seli në Bruksel, se Radio Shkupi është radio më e dëgjume në Ballkan, kurse nga pala maqedonase është radio kanali 77. Dhe ne jemi shumë të kënaqur, këtë punë që e bëjmë me pasion të veçantë, duke iu faleminderuar të gjithë redaktorët, gazetarët dhe kolektivit të programit në gjuhën shqipe” – tha kryeredaktori i servisit të tretë publik, Haki Mustafa.
Por objektiv apo dëshirë e Radio Shkupit është që ajo të zgjeroj programin në gjuhën shqipe në 24 orë dhe përçuesit të digjitalizohen, në mënyrë që zëri I radios të depërtojë edhe më mirë tek dëgjuesit. (Ersan Pajaziti, TVM2)
