Agjencia për punësim dhe Oda e Përmbaruesve, memorandum bashkëpunimi

13.02.2016 14:45

Agjencinë për Punësim dhe Oda e Përmbaruesve, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me të cilin parashikohet shfrytëzimi i shërbimit të ri të Agjencisë për Verfikim Elektronik e të Dhënave të cilat Agjencia deri tani i kia dhënë në formë të shtypur...

“Me shërbimin e ri do të zvogëlohet koha dhe shpenzimet e Agjencisë në pjesën e angazhimit të njerëzve dhe përpunimit të atyre dokumenteve, shpenzimi i tonerëve, letrës, përkatëisht  gjithçka që paraqet ngarkesë për Agjencinë, do të zvogëlohet" – tha Drejtori i Agjencionit për Punësim, Vllatko Popovski.

Memorandumi do të paraqesë rrethana lehtësuese si për përmbaruesit ashtu edhe për debitorët të cilët do të marrin shpenzime më të vogla për përpunimin e dokumenteve, theksoi kryetari i Odës së Përmbaruesve.

“Ky sistem do të mundësojë dy punë kyçe. E para është shpejtësia dhe efikasiteti, ndërsa e dyta ulja e shpenzimeve. Përfundimisht, dobi nga ky sistem do të kenë qytetarët e Maqedonisë të cilët janë debitorë në procedura" – deklaroi Kryetari i Odës së Përmbaruesve, Zoran Petreski.

Shërbimi në fjlë fillon prej sot, ndërsa krahas përmbaruesve, shfrytëzues do të jenë edhe qytetarët, noterët, dhe institucionet , të cilët do të kenë mundësi për një kohë më të shkurtër  të marrin të dhëna. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)