Rasti i Kumanovës, përfundon hetimi për 7 të arrestuarit në Tetor
Prokurori kompetent publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka përfunduar procedurën hetimore për shtatë shtetasit e Maqedonisë të cilët u arrestuan në tetor të vitit të kaluar nën dyshimin se kanë qenë të lidhur me grupin e armatosur, të Lagjes së Trimave...

“Siç është informuar më 15 tetor vitin e kaluar, në bazë të grumbullimit të argumenteve dhe veprimet e ndërmarra nga hetimi, Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka zgjeruar procedurën hetuese edhe për shtat shtetas të Maqedonisë, të cilëve u shqiptuar masa e Paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë publike, nga e cila poashtu bëjnë të ditur se e kanë njoftuar mbrojtjen për afatin ligjorë deri kur ata mund të inspektojnë dëshmitë.
Shtatë të arrestuarit njoftohet se kanë qenë logjistikë e grupit të armatosur në Lagjen e trimave në Kumanovë, i cili ata akuzohen për veprat penale “Organizim terrorist”, nga neni 394 dhe “Terrorizëm”, nga nenin 394-b, për shkak të përleshjes së armatosur më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, ku humbën jetën 10 pjestar të grupit dhe 8 polic.
