LSDM, nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill
Më 24 prill nuk ka mundësi për zgjedhje korrekte dhe demokratike përsërit qëndrimin LSDM, nënkryetari i së cilës Damjan Mançevski thotë se sapo të krijohen kushtet ditën e ardhshme mund të ketë zgjedhje...

Por kurdo që të mbahen zgjedhjet sipas tij po vjen koha e ndryshimeve dhe kthimit të parave të cilat do të mund të përdoreshin në të mire të qytetarëve.
“Po vjen koha e ndryshimeve, po vjen koha e luftës serioze kondër kriminalitetit dhe korrupcionit, koha kur vjedhja do të ndërpritet ndërsa paratë do ti kthejnë. Do të kthehen 630 miljon eurot e harxhuara për Shkupin 2014, qindra miljon eurot nga Belize, do të ndalet ndërtimi i ndërtesës barok për Bankën Popullore të Maqedonisë” – tha Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski.
I pyetrur rreth masave të fundit të Prokurorisë Speciale nënkryetari i LSDM-¬së tha se nuk dëshiron ti komentojë vendimet e Prokurorisë, e as të Gjykatës, ndërsa pret që partitë ta mbështesin punën e Prokurorisë Speciale. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
